LAJMI I FUNDIT:

Rusia vazhdon dëbimin e diplomatëve perëndimorë (Foto)

Rusia vazhdon dëbimin e diplomatëve perëndimorë (Foto)

Javë më parë Britania e Madhe akuzoi Rusinë se ka pasur gisht në helmimin me agjent nervor ndaj ish-spiunin rus Sergei Skripal në Londër, deklaratë kjo që nervozoi Kremlinin zyrtar.

Kështu Moska ka filluar të zgjeroj listën e vendeve perëndimore të cilave po ua dëbon diplomatët që shërbenin në Rusi, e në veçanti ndaj Britanisë së Madhe për të cilën thotë se numri i diplomatëve të tyre të dëbuar është duke u rritur, transmeton Telegrafi.


Por, në shenjë solidariteti ndaj Britanisë së Madhe, SHBA-të dhe shumë vende tjera të Evropës, dëbuan diplomatët rusë.

Njëjtë ka vepruar edhe Rusia që dëboi me numër të njëjtë (60) diplomatët amerikanë, si dhe mbylli konsullatën e SHBA-ve në Shën Petersburg.

Imazhet e publikuara më poshtë tregojnë se si diplomatët amerikanë dhe ata të vendeve tjera të Evropës po largohen nga Moska. /Telegrafi/

Një burrë i stafit të konsullatës amerikane në Shën Petërsburg, bartë gjësendet.
Një burrë i stafit të konsullatës amerikane në Shën Petërsburg, bartë gjësendet.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Rusi, Laurie Bristow duke u larguar nga ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në Moskë.
Ambasadorja e Holandës në Rusi, Regina Veronica Maria Jones-Bos, duke u futur në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Ambasadori i Gjermanisë në Rusi, Ruediger Von Fritsch, duke u futur në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Ambasadorja e Francës, Sylvie Bermann, gjithashtu ishte njoftuar për veprimin e Kremlinit.