LAJMI I FUNDIT:

Rusia thotë se bisedimet me NATO-n për Ukrainën “po hyjnë në një qorrsokak”

Rusia thotë se bisedimet me NATO-n për Ukrainën “po hyjnë në një qorrsokak”

Rusia ka thënë se bisedimet me NATO-n për Ukrainën po hynin në një rrugë pa krye, ndërsa kërcënoi se do të marrë “masa të nevojshme” të papërcaktuara nëse kërkesat e saj nuk plotësoheshin.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, një breshëri deklaratash nga zyrtarë të lartë rusë u shfaqën ndërsa ministri i jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau, paralajmëroi se Evropa përballej me rrezikun më të madh të luftës në 30 vjet.

Rau iu drejtua 57 vendeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, hera e tretë këtë javë që Rusia ka diskutuar sigurinë me vendet perëndimore.

“Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së tani është më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit”, u kishte thënë Rau delegatëve më parë.

“Për disa javë ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore”.

Rusia ka mobilizuar 100,000 trupa dhe ka vendosur pajisje ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, ndërsa ka lëshuar një sërë kërkesash sigurie që NATO ka thënë se janë të pamundura për t’u përmbushur, të tilla si heqja e trupave nga anëtarët lindorë të aleancës dhe bllokimi i çdo aplikimi për anëtarësim nga Kievi.

Ndërkohë zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet me SHBA-në të hënën, tha se diskutimet “po hynin në një qorrsokak”.

“Nuk shoh asnjë arsye për t’u ulur sërish në ditët në vijim, për t’u mbledhur sërish dhe për të filluar të njëjtat diskutime”, citohet të ketë thënë ai nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Ne propozojmë që teksti të kalohet hap pas hapi, të punohet për ta sjellë në një fazë që të jetë gati për nënshkrim. Kjo është e pamundur sot, sepse për elementët kyç të këtyre teksteve, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre thonë kategorikisht ‘jo’”.

Ndërsa duke folur në televizionin rus, ai nuk përjashtoi mundësinë që Rusia të mund të vendoste pajisje ushtarake në Kubë ose Venezuelë, duke thënë se “gjithçka varet nga veprimet e homologëve tanë amerikanë”.

Ndërsa në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mund të ketë një këputje të plotë në marrëdhëniet SHBA-Rusi, nëse miratohen sanksionet e propozuara që synojnë presidentin rus, Vladimir Putin dhe udhëheqës të tjerë të lartë civilë dhe ushtarakë.

Demokratët e Senatit kanë propozuar gjithashtu shënjestrimin e institucioneve kryesore financiare ruse nëse Moska dërgon trupa në Ukrainë.

Në anën tjetër, BE po harton gjithashtu sanksione të mundshme, megjithëse nuk ka pranuar të zbulojë detaje.

Ndryshe, zyrtarët e lartë rusë takuan homologët e SHBA-së të hënën dhe NATO-n të mërkurën, por bisedimet nuk kanë dhënë rezultate.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se aleanca ushtarake ishte e gatshme të zhvillonte bisedime me Moskën për kontrollin e armëve dhe transparencën mbi stërvitjet ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori