LAJMI I FUNDIT:

Rusia tërheq pothuajse të gjithë aeroplanët ushtarakë nga Bjellorusia?

Rusia tërheq pothuajse të gjithë aeroplanët ushtarakë nga Bjellorusia?

Forcat Ajrore Ruse kanë tërhequr pothuajse të gjithë aeroplanët e saj të stacionuar në Bjellorusi, duke lënë pas vetëm një aeroplan sulmues Su-25, raportoi grupi i monitorimit Belarusian Hajun më 8 shtator.

Sipas grupit anti-qeveritar, Rusia tërhoqi grupin e saj të aviacionit më 5 gusht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një numër i përgjithshëm prej 11 helikopterësh, përfshirë katër Mi-8 dhe shtatë Mi-24, thuhet se fluturuan nga Machulishchy në Seshcha në rajonin Bryansk të Rusisë.

Ndërkohë nëntë aeroplanë Su-34 dhe Su-30SM u rivendosën gjithashtu nga aeroporti Baranavichy në Rusi, sipas bjellorusian Hajun.

Shumica e helikopterëve dhe aeroplanëve thuhet se kanë qenë të stacionuar në Bjellorusi që nga janari 2023.

SHBA ka të ngjarë të dërgojë "ATACMS" në Ukrainë për herë të parë - pse janë kaq të rëndësishme ato?
Lexo po ashtu SHBA ka të ngjarë të dërgojë "ATACMS" në Ukrainë për herë të parë - pse janë kaq të rëndësishme ato?

Rusia përdori territorin bjellorus, me miratimin e regjimit të Aleksandër Lukashenkos, për të nisur një ofensivë të pasuksesshme kundër Ukrainës nga veriu vitin e kaluar, me shpresën për të pushtuar kryeqytetin Kiev.

Kohët e fundit, numri i trupave ruse të vendosura në vend ishte në rënie të vazhdueshme dhe në korrik, zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia kishte tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj.

Bjellorusia gjithashtu u bë “mikpritëse” e një numri mercenarësh të Grupit Wagner, të cilët mbërritën pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër Kremlinit në fund të qershorit.

Megjithëse dolën raporte se kontraktorët filluan të largoheshin pas vdekjes së shefit të tyre Yevgeny Prigozhin në një aksident aeroplani më 23 gusht, Minsk i mohoi këto pretendime, duke thënë se mercenarët do të mbeten aty. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori