LAJMI I FUNDIT:

“Rusia pushton Ukrainën”, Bloomberg kërkon falje për publikimin e titullit në faqen kryesore

“Rusia pushton Ukrainën”, Bloomberg kërkon falje për publikimin e titullit në faqen kryesore

Mediumi Bloomberg ka kërkuar falje për publikimin e një titulli ku thuhej se Rusia kishte pushtuar Ukrainën.

Të premten pasdite, një titull u shfaq në krye të faqes kryesore të Bloomberg që thoshte: “Live: Rusia pushton Ukrainën”, transmeton Telegrafi.


“Ne përgatisim tituj për shumë skenarë të mundshëm dhe titulli ‘Rusia pushton Ukrainën’ u publikua pa dashje rreth orës 16:00 (me kohë lindore) sot në faqen tonë të internetit. Na vjen shumë keq për gabimin. Titulli është hequr dhe ne po e hetojmë shkakun”, tha Bloomberg më vonë të premten.

Olga Lautman, një analiste e Kremlinit që vuri re gabimin, tha për New York Post: “Unë vizitova faqen dhe pashë ‘lajmet e fundit’, por e dija se nuk ishte e vërtetë, sepse raportoj për Ukrainën dhe do të jem nga të parat që do ta kuptoja. Është e çuditshme dhe një gabim mjaft i madh për ta konsideruar se ky është një pushtim i mundshëm në shkallë të gjerë”.

Lautman postoi një imazh të këtij titulli në Twiiter. /Telegrafi/