LAJMI I FUNDIT:

Rusia pranoi të bisedojë me Amerikën

Rusia pranoi të bisedojë me Amerikën

Rusia pranoi kërkesën e SHBA-së për një takim mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.


Ai tha se Uashingtoni ende pret që bisedimet të zhvillohen në ditët në vijim, raportoi reuters.

Blinken tha dje se ai do të përdorte thirrjen e planifikuar për t’i bërë presion Lavrovit për t’iu përgjigjur një “ofertë të rëndësishme” të bërë nga administrata e presidentit të SHBA-së, Joseph Biden drejtuar Moskës për të siguruar lirimin e qytetarëve amerikanë – basketbollistes Brittney Grinerdhe marinsit, Paul Whelan, të cilët janë të burgosur në Rusi.

Siç raportoi CNN, pas muajsh debati të brendshëm, administrata Biden ofroi shkëmbimin e tregtarit rus të armëve Viktor Bout, i cili po vuan një dënim me burg 25-vjeçar në SHBA, për Griner dhe Whelan.

Në vitin 2020, Whelan u dënua me 16 vjet burg për spiunazh. Ai dhe familja e tij gjatë gjithë kohës pretendojnë se është dënuar padrejtësisht dhe këto akuza janë mohuar nga qeveria amerikane.

Kush është Viktor Bout, ‘tregtari i vdekjes’ i përfolur për shkëmbimin me dy të burgosur amerikanë në Rusi?
Lexo po ashtu Kush është Viktor Bout, ‘tregtari i vdekjes’ i përfolur për shkëmbimin me dy të burgosur amerikanë në Rusi?

Basketbollistja Brittney Griner, e cila prej disa muajsh ndodhet në një burg rus, pranoi në gjykatë se kishte vaj kanabisi në bagazhin e saj kur ishte në aeroportin e Moskës, duke deklaruar se e kishte paketuar aksidentalisht në valixhen e saj.

Biseda e tyre e fundit u zhvillua më 15 shkurt të këtij viti, dhjetë ditë para fillimit të konfliktit në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori