eksperti-banner

Sulme ajrore ruse ka pasur në qytetet përreth Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, duke vrarë të paktën pesë persona.

Një grua dhe një fëmijë tre vjeçar u vranë në qytetin e Dnipro-s, sipas kryebashkiakut lokal, transmeton Telegrafi.


Tre persona vdiqën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë nëntë-katëshe është shkatërruar.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shpërthime ka pasur edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltova.

Në qytetin Kiev, 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u zmbrapsën nga sistemi i mbrojtjes

Në Kiev, 21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në Telegram.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.

Nuk dihet nëse ka viktima në qytetin e Kievit.

Sulmet vijnë pasi forcat ukrainase besohet se po përgatiten për një ofensivë ushtarake me pajisje të reja, duke përfshirë tanke, të furnizuara nga aleatët perëndimorë. /Telegrafi/