Mbikëqyrësi shtetëror i Rusisë për Telekomunikacionin njoftoi se ka dorëzuar një aktpadi për kufizimin e përdorimit të aplikacionit të dërgimit të mesazheve Telegram, pasi kompania refuzoi t’u jepte shërbimeve shtetërore ruse të sigurisë mesazhet “sekrete” të përdoruesve të tij.
I renditur si aplikacioni i 9-të më popullor në botë sa u përket mesazheve, Telegrami përdoret gjerësisht në vendet përreth ish-Bashkimit Sovjetik dhe në ato të Lindjes së Mesme. Përdoruesit aktivë të aplikacionit arritën shifrën e 200 milionë vetëve në muajin mars, përcjell Telegrafi.
Si pjesë e shërbimeve të tij, aplikacioni u lejon përdoruesve të komunikojnë përmes ‘dhomave të koduara’ të ‘chat’-it, biseda që mund të lexohen nga palët e treta, përfshi këtu edhe autoritetet qeveritare.
Por, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka kërkuar qasjen në disa prej mesazheve për të ushtruar detyrat e tij, si për shembull mbikëqyrja e të dyshuarve dhe parandalimi i sulmeve terroriste. “Telegrami” gjithsesi refuzoi të plotësonte kërkesat e FSB-së, duke cituar si shkak respektimin e privatësisë së përdoruesve.
Mbikëqyrësi rus Roskomnadzor njoftoi se ka dorëzuar aktpadinë në gjykatën e Moskës me kërkesën “për t’i kufizuar përdorimin në territorin e Rusisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak