LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Më shumë se 60 mijë viktima ruse janë raportuar në përpjekjet e Moskës për të pushtuar qytetin ukrainas të Bakhmut, sipas një zyrtari perëndimor.

Reklama

Zyrtari shtoi se numri total i viktimave ruse tani po e kalon 200 mijë dhe ka shenja se ukrainasit mund të nisin një kundërofensivë në javët e ardhshme.

“Ne gjykojmë se pushtimi i Bakhmutit, Rusisë i ka kushtuar me të paktën 60 mijë viktima gjatë betejës njëvjeçare”, tha zyrtari, raporton skynews.

Në lidhje me ndarjen e vlerësuar të të vrarëve në të plagosur, ata thanë se “unë mendoj se do të thoshim të paktën një e treta e të vrarëve. Në Bakhmut, ne tani vlerësojmë se elementët ukrainas janë tërhequr nga zona kryesore e qytetit”.

“Ne po shohim forcat [mercenare] Wagner në procesin e tërheqjes, të paktën tani për tani. Zëvendësimi i këtyre elementeve të forcës është një angazhim i rëndësishëm i forcave të rregullta tashmë të tejzgjatura të Rusisë”, shtoi ai.

Ndryshe, ukrainasit raportohet se aktualisht janë në rrethinat e qytetit pas largimit nga qendra e Bakhmutit. /Telegrafi/