LAJMI I FUNDIT:

Rusia inicon formimin e zonës neutrale ushtarake në Ballkan

Rusia inicon formimin e zonës neutrale ushtarake në Ballkan

Partia ruse në pushtet, ”Rusia e Bashkuar”, ka nënshkruar një deklaratë për bashkëpunim me përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Bullgari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nënshkruesit e kësaj deklarate angazhohen për formimin e një territori neutral ushtarak në Ballkan. Nënshkruesit konsiderojnë se në kuadër të uljes së tensioneve ndërkombëtare, rëndësi të veçantë për Evropën Juglindore paraqet zhvillimi i iniciativës së formimit të një territori të shteteve neutrale sovrane në rajonin e Ballkanit.


Portali PlusInfo bën të ditur se në njoftimin për nënshkrimin e deklaratës, nuk bëhet e ditur se cilët parti nga Ballkani janë nënshkruesit e saj, për shkaqe imazhi./Telegrafi/