LAJMI I FUNDIT:

Rusia e Serbia po rrisin aktivitetin inteligjent në Kosovë e Maqedoni (Video)

Rusia e Serbia po rrisin aktivitetin inteligjent në Kosovë e Maqedoni (Video)

Pas humbjes së luftës inteligjente me NATO-n dhe Evropën në Malin e Zi, Rusia dhe Serbia po rrisin aktivitetet e tyre në shtetet e tjera.

Rritja më e madhe është në Maqedoni edhe në Kosovë. Burimet e RTV Dukagjini, bëjnë të ditur se Rusia po tenton të mbaj dhe të shtrij ndikimin e saj  diplomatik, ekonomik, kulturor dhe të fushave tjera.


Serbia poashtu është e përfshirë në aktivitetet e Rusisë, i cili po i udhëheq ato.

Aktivitetet diplomatike si dhe inteligjente janë po ashtu duke u zhvilluar në ambasadat e NATO-s dhe të vendeve evropiane që operojnë në Maqedoni dhe në Kosovë. Aktivitetet po kryhen nga ambasadat në të dyja vendet. Ambasada kryesore, e cila koordinon të gjitha aktivitetet në regjion është ajo ruse në Beograd.

Përveç përvetësimit të ndikimit të cilën Rusia e “blen” në të gjitha mënyrat e ndryshme, duke përfshirë ftesat për dreka, darka, dhuratat e shtrenjta, ftesat për evente kulturore etj, ata po fitojnë “simpatinë” edhe të diplomatëve.

Një ngjarje e tillë u zhvillua në Maqedoni, kur ambasadori i Rusisë vlerësoi në ngjarjen diplomatike se Sllovenia është vendi më i favorshëm në rajon .

Ambasada e Rusisë, përveç drekave të zakonshme, gjithashtu sponsorizoi me para ambasadorin slloven në Maqedoninë e Veriut, Milan Jazbec, për përkthimin dhe botimin e librit të tij në Maqedoni.

Një mbështetje e tillë nuk është e zakonshme në mjedise diplomatike.

RTV Dukagjini mëson se Rusia po përpiqet gjithashtu të fitojë favorin e Kosovës dhe Shqipërisë me metodat e ngjashme.

Nga ana tjetër, ajo po lobon në mënyrë aktive në vendet e BE-së kundër përpjekjeve të Maqedonisë dhe Shqipërisë për të filluar negociatat me BE-në për anëtarësim dhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Qëllimi përfundimtar është të ndal vendet e rajonit të anëtarësohen në BE dhe NATO dhe me këtë vendet e rajonit të pësojnë krizë. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori