Në Kosovë ende nuk ka numër të saktë për viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe se kjo mund të qartësohet shpejt pasi të fillojë punën Komisioni qeveritar që do të bëjë verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka thënë në emisionin “Përballje” me gazetar Muhamet Hajrullahu se viktimat e dhunës në Kosovë kanë qenë të stigmtizuara, të paragjykuara e etj.
Sipas saj, viktima të dhunës seksuale në Kosovë, kanë qenë edhe gratë dhe burrat, ku është përmendur edhe numri 20 mijë viktima të dhunës seksuale në Kosovë.
“Kjo shifër tash nuk mund të thuhet që është sepse disa viktima kanë vdekur… Një pjesë tjetër nuk dëshiron më të flasë apo të deklarohet për këtë sepse ka kaluar një kohë e gjatë që nga paslufta, ndërsa një pjesë nuk dëshiron fare të lajmërohet e ka edhe jashtë shtetit”, ka thënë Rushiti në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini e Telegrafi.com
Sipas Rushitit, shoqëria e rrethi ka pasur shumë paragjykime për këto raste dhe kjo ka ndikuar te këto viktima.
Por ka edhe raste të cilat kanë marrë guximin të flasin edhe të paraqesin dhunën që e kanë përjetuar.
“Kemi një rast të një gruaje nga njëra komunë që pasi i ka martuar fëmijët edhe i ka vdekur burri, e cila pasi kishte pirë seditiv (barna) dhe ka ardhur dhe ka thënë se është e gatshme të paraqesë rastin sepse ka shumë stigma edhe paragjykime sa ka qenë më e re e tash është më e vjetër sepse pasojat janë më të mëdha”, ka thënë Rushiti.
Sipas saj në mesin e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë ka edhe burra.
“Ka edhe burra edhe fatkeqësisht dimensioni i traumës edhe si tabu është më e theksuar. Ne kemi një numër të tyre që janë në rehabilitim dhe disa kanë shprehur gatishmëri me qenë pjesë e dëshmisë për investigim për krime lufte”, ka deklaruar Rushiti.
Emisioni “Përballje” gjatë kohës së zgjedhjeve lokale do të transmetohet të dielën në ora 19:10 në RTV Dukagjini. Ky emision është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3