LAJMI I FUNDIT:

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus – ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus – ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

“Trupat Vullnetare Ruse” dhe “Legjioni i Lirisë së Rusisë” kanë thënë se një kolonel i Forcave të Armatosura Ruse, Andrey Stesev, u vra në territorin e Belgorod Oblast.

Reklama

“Gjatë një operacioni të përbashkët të trupave vullnetare ruse dhe forcave të Legjionit të Lirisë së Rusisë në territorin e Belgorod Oblast, u vra koloneli Andrey Vasilyevich Stesev, një ushtarak i Forcave të Armatosura Ruse”, citohet të kenë thënë ata në një deklaratë, shkruan Pravda, përcjell Telegrafi.

Sipas asaj që kanë theksuar ata, “ai vdiq në betejë, si një oficer me armë në duar, por duhet të themi se këto duar janë të mbuluara deri në bërryla në gjak”.

Dhe siç është shtuar më tej, me urdhër të tij, ai dhe vartësit e tij kishin terrorizuar sistematikisht popullsinë e Belgorod Oblast dhe kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tyre.

Madje, siç shkruhej më tej, “më herët, Stesev vrau civilë në Çeçeni, Jugosllavi, Abkhazi dhe Ukrainë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republikanët refuzojnë kërkesën e Zelenskyt për t’iu adresuar Kongresit amerikan

Republikanët refuzojnë kërkesën e Zelenskyt për t’iu adresuar Kongresit amerikan

Amerika
Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Evropa
Zelensky në Shtëpinë e Bardhë - pesë gjërat që Ukraina pritet të kërkojë nga SHBA

Zelensky në Shtëpinë e Bardhë - pesë gjërat që Ukraina pritet të kërkojë nga SHBA

Botë
Shpëtohet në Kabul gruaja që për 25 vite u mbajt e mbyllur në dhomën e errët

Shpëtohet në Kabul gruaja që për 25 vite u mbajt e mbyllur në dhomën e errët

Azia
Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

Evropa
Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Evropa
Kalo në kategori