LAJMI I FUNDIT:

Rusen që Haga dëshiron ta arrestojë foli në mbledhjen e OKB-së, largohen nga salla përfaqësuesit e Shqipërisë, SHBA-së e Britanisë

Rusen që Haga dëshiron ta arrestojë foli në mbledhjen e OKB-së, largohen nga salla përfaqësuesit e Shqipërisë, SHBA-së e Britanisë

Emisarë nga disa vende perëndimore u larguan nga një seancë e Kombeve të Bashkuara dje, ku po fliste komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) dëshiron ta arrestojë për krimet e luftës të dëbimit të paligjshëm të të miturve.

Kujtojmë se më 17 mars, ICC-ja lëshoi ​​urdhra për arrestimin e Putinit dhe Maria Lvova-Belovës, komisioneres ruse për të Drejtat e Fëmijëve, për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga territori i Ukrainës i pushtuar nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.

Lvova-Belova mori pjesë në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Rusia, për të diskutuar evakuimin e fëmijëve ukrainas nga zona e konfliktit. Kujtojmë që Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit pak ditë më parë (1 prill).


Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit mbi Melitopolin e pushtuar: Po numërojmë humbjet e rusëve
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit mbi Melitopolin e pushtuar: Po numërojmë humbjet e rusëve

“Ndërsa Rusia mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të kundërshtuar pozicionin e tyre për përhapjen e dezinformatave”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB.

Ajo shtoi se SHBA dhe Britania e Madhe bllokuan transmetimin në internet të takimit, në mënyrë që Lviv-Belova të mos merrte “një platformë ndërkombëtare për të përhapur dezinformata dhe për të mbrojtur aktivitetet e saj të tmerrshme në Ukrainë”.

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Shqipërisë dhe Maltës, u larguan nga salla e konferencave gjatë fjalimit të Lvova-Belovës.

I dërguari rus Vasili Nebenzia tha se ky është një tregues i qartë i “indiferencës së tyre ndaj fatit të fëmijëve nga Donbasi dhe Ukraina”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori