LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge: UEFA nuk e ka zbatuar mirë Fair Play Financiarin  

Rummenigge: UEFA nuk e ka zbatuar mirë Fair Play Financiarin  

Karl-Heinz Rummenigge “shigjeton” UEFA-n në lidhje me Fair Play-n Financiar.

Drejtori i përgjithshëm i Bayernit mendon se qeveria e futbollit evropian nuk i ka respektuar rregullat, sikurse duhej në të vërtetë.


“UEFA duhet ta modernizojë Fair Play-n Financiar. Efektivisht, konsiderohej një instrument i mirë, por duhej të zbatohej në mënyrë rigoroze. Mënyrë rigoroze do të thotë që “demi duhet kapur për brirësh”, pra nuk duhen lejuar që skuadra të ndryshme që t’u shmangen rregullave duke përdorur truke”.

UEFA refuzon planin e Milanit për FFP-në
Lexo po ashtu UEFA refuzon planin e Milanit për FFP-në

“Por kjo nuk ka ndodhur. Këtë UEFA duhet ta pranojë. Fatkeqësisht, nuk ka treguar vullnet për të reaguar në vazhdimësi”, përjcell SS.

Rumenigge dhe Heynckes

“Për këtë arsye duhet aplikuar një Fair Play Financiar i dytë, që duhet të përcaktojë jo vetëm rregullat, por edhe sanksionet”.

Pyetjes nëse edhe Bayerni do ta bëjë një blerje 100 milionë euro, Rummenigge iu përgjigj:

Rummenigge: Dëshirojmë që Heynckes të vazhdojë, nëse largohet trajneri i ri do të jetë gjerman
Lexo po ashtu Rummenigge: Dëshirojmë që Heynckes të vazhdojë, nëse largohet trajneri i ri do të jetë gjerman

“Kur të jetë e nevojshme… vijmë nga një kohë kur e gjitha kjo që ka ndodhur ishte e paimagjinueshme. Sot duhet të marrim një vendim, duhet të analizojmë dhe vlerësojmë”.

“Pyetjet kryesore janë: A ia vlen në aspektin sportiv dhe a është një blerje kaq e shtrenjtë e ri-financueshme? Sigurisht një futbollist shumë i rëndësishëm shet më shumë fanella dhe tërheq më shumë sponsorë”, ka thënë Rummenigge.