LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar për dyndjen e qytetarëve drejt Shqipërisë

Rukiqi: Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar për dyndjen e qytetarëve drejt Shqipërisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka folur për dyndjen e kosovarëve për në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, kur në vendin tonë janë aktive masat kundër COVID-19, të vendosura nga Qeveria Kurti.

Rukiqi ka thënë se zyrtarët nga Qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.


Me anë të një shkrimi në Facebook, ai vë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje.

“Kemi mësuar shumë për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”, ka shkruar Rukiqi.

Mijëra kosovarë edhe sot drejt Shqipërisë për fundjavë
Lexo po ashtu Mijëra kosovarë edhe sot drejt Shqipërisë për fundjavë

Për ata që duan të kalojnë kufirin me Shqipërinë ose anasjelltas, aktualisht nuk ka ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për tu pajisur me test negativ PCR.

Shqipëria javëve të fundit ka shënuar rënie të vdekjeve dhe rasteve të reja si pasojë e COVID-19 derisa në Kosovë ato janë rritur dukshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori