LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, nuk ka as arsye për panik e as për rritje të çmimeve

Rukiqi: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, nuk ka as arsye për panik e as për rritje të çmimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik dhe rritje çmimesh, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka thënë se për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve në treg, Ministria e Ekonomisë duhet të bëjë verifikim urgjent të rezervave shtetërore dhe të përgatisë veprime konkrete për aktivizim të rezervës shtetërore, përcjell Telegrafi.


Ai u ka bërë thirrje shitësve që t’i mbushin raftet sa më shpejt, meqenëse raftet e zbrazëta krijojnë panik.

Po ashtu, drejtori i Rezervave Shtetërore të Kosovës, Arton Muçaj, ka thënë se vendi ynë për momentin disponon rezerva të mjaftueshme të mallrave.

“Ne prej vitit 2012 kemi filluar të grumbullojmë mallra të ndryshëm në rezervën shtetërore. Varësisht prej strategjisë që e ka qeveria për rastet apo fatkeqësitë emergjente, mallrat ndahen në proporcion me vendin. Ne çdo vit, furnizohemi me mallra të tjerë, ku i ruajmë dhe i freskojmë varësisht me sipas marrëveshjes kontraktuale, sipas rregullave në fuqi. Sipas të dhënave të fundit, sasia e mallrave të rezervës shtetërore është në nivelin e duhur”, tha Muçaj, për televizion publik të Kosovës.

Frika nga coronavirusi: Qytetarët presin me orë të tëra para fabrikave për t'u furnizuar me miell, Qeveria kërkon të mos bëhet panik
Lexo po ashtu Frika nga coronavirusi: Qytetarët presin me orë të tëra para fabrikave për t'u furnizuar me miell, Qeveria kërkon të mos bëhet panik

Kurse, zëvendëskryeministri Haki Abazi ka njoftuar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë kufizim në tregti dhe se marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. /Telegrafi/