LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat

Rukiqi: Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se që nga muaji tetor kanë paralajmëruar krizën për energjinë elektrike.

Rukiqi ka pohuar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat, transmeton Telegrafi.


“Kriza me çmimet e energjisë elektrike është krizë e paralajmëruar. Që nga muaji tetor kemi bërë thirrje për të ndërmarrje të veprimeve konkrete. Çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja në tërë sektorin privat”, thotë ai.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se nëse merren parasysh rekomandimet e tyre atëherë do të shmanget mundësia që fati i Ferronikelit t’i përcjell edhe shumë kompani.

“Marrja parasysh e rekomandimeve të cilat i kemi prezantuar muaj më parë, do të shmang mundësinë që fati i Ferronikelit t’i përcjell edhe shumë kompani tjera në Kosovë”. /Telegrafi/