LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Unë jam fitues

Rugova: Unë jam fitues

Kandidati i LDK-së, Haki Rugova, që nga KQZ është shpallur fitues në garën për kryetar të Istogut, ka mohuar akuzat e Gani Dreshajt për parregullsi në zgjedhje.

“Unë nuk merrem me akuza. Bashkëpunimi kryetar-Polici e Istogut është paracaktuar”, tha Rugova për emisionin Imazh të RTK-së, duke iu përgjigjur akuzave të Dreshajt për manipulim votash.


Sipas tij, Policia e Kosovës udhëhiqet nga MPB-ja dhe ka hiererakinë e vet.

“Unë nuk kam kompetenca për Policinë e Kosovës”, theksoi ai.

Për ankesën e AAK- së në PZAP, Rugova vlerësoi se çdo kush ka të drejt të ankohet.

“Ata një herë festonin, pastaj thonë jo se pranojmë rezultatin”, tha ai.