Rugani dëshira e madhe e Arsenalit

Mbrojtësi i ri ishte kërkuar edhe gjatë verës, por Juventusi i kishte treguar Arsenalit, se lojtari nuk është në shitje.
Sipas ‘Calciomercato’, anglezët kishin dërguar skautët e tyre me lejen e Arsene Wenger, për ta ndjekur nga afër Ruganin duke luajtur për Italinë U-21 kundër Sllovenisë.
Ish mbrojtësi i Empolit, nuk ka debutuar ende me Juventusin, pasi trajneri Max Allegri dëshiron ta inkuadroj ngadalë në ekipin e parë.
Rugani ka impresionuar te Empoli sezonin e shkuar duke luajtur në të gjitha ndeshjet, pas asnjë mungesë në asnjë minutë dhe duke mos u ndëshkuar me asnjë karton të verdhë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































