LAJMI I FUNDIT:

Rubla ruse ra në nivelin më të ulët në 11 muaj kundrejt dollarit dhe euros

Rubla ruse ra në nivelin më të ulët në 11 muaj kundrejt dollarit dhe euros

Rubla ruse ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan dhe euros në pothuajse një vit sot.

Konkretisht, euro u forcua kundrejt rublës me 1.11 për qind dhe u shit me 88.8501 rubla për euro.


Gjatë gjashtë muajve të fundit, monedha e Eurozonës është avancuar me 48.76 për qind kundrejt rublës.

Në të njëjtën kohë, dollari u forcua kundrejt rublës me 1.04 për qind dhe u këmbye me kursin 81.20749 kundrejt monedhës ruse.

Kështu, “Zelembac” është forcuar me gjithsej 34,02 për qind kundrejt rublës ruse në gjashtë muajt e fundit. /Telegrafi/