LAJMI I FUNDIT:

Ruajnë trurin dhe ulin shtypjen e gjakut: Këta artikuj pengojnë sulmin në zemër!

Ruajnë trurin dhe ulin shtypjen e gjakut: Këta artikuj pengojnë sulmin në zemër!

Sulmi në zemër paraqet sëmundjen e indeve të trurit, që është rezultat i çrregullimit të qarkullimit cerebral dhe mund të shkaktojë dëmtime afatgjata, madje edhe vdekjen

Prandaj pengimi i sulmit në tru është një ndër masat më të rëndësishme të cilat duhet t’i synojë çdo njeri, transmeton telegrafi.

Për të jetuar jetë më cilësore dhe më të shëndetshme dhe për të zvogëluar mundësinë e infarktit të trurit, është i nevojshëm ushqimi i drejtë dhe adekuat i pasur me minerale.

Fasulja dhe bizelet

Përmbajnë albumina dhe fibra të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterinës dhe në shtypjen e lartë të gjakut të cilat janë shkaktarë të shpeshtë të sulmit në tru. Kanë pjesëmarrje të lartë të thartirës folike e cila mbron trurin.

Frutat arrore dhe farërat

Janë burim i lartë i thartirës folike dhe mund të përdoren si shtesë në jogurt dhe në fjolla tërshëre.

Bajamet, arrat, farat e lirit, farat chia, të lulediellit dhe farat e susamit janë të pasura me yndyra të shëndetshme, posaçërisht me thartira yndyrore omega-3. Qitni pak fara edhe në sallatë.

Peshku

Është i pasur me thartira yndyrore omega-3, posaçërisht salmoni, toni dhe skumbria. Konsumoni dy porcione peshk në javë nga 140 gramë.

Drithërat integrale

Tërshëra, orizi i kafenjtë, elbi, meli, kuinoja – janë vetëm disa drithëra integrale të cilat duhet përfshirë në ushqim, sepse ulin rrezikun nga sulmi në tru. Është mirë të hani edhe makarona nga drithërat integrale.

Në bazë të studimeve të shumta, dieta e pasur me drithëra integrale mund të ulë rrezikun nga sulmi në tru, madje për 30 deri në 36 për qind. Veç kësaj, drithërat janë të mirë edhe në luftë kundër telasheve të tjera shëndetësore siç janë obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Ushqimi i pasur me kalium dhe magnez

Kaliumi ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut, i cili është një ndër faktorët e rrezikut të sulmit në tru. Bananet, spinaqi, avokado dhe patatja e ëmbël, janë burim i kaliumit, andaj këta artikuj duhet të jenë në menynë tuaj.

Gjithashtu, konsumoni ushqimin i cili përmban sasi të mira magnezi, sepse pikërisht ky mineral ndihmon në pengimin e shfaqjes së ngjizjes së gjakut. Magnezin do ta gjeni në drithëra integrale, perime të gjelbra me fletë, fasule dhe në fruta arrore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori