LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e kryeqytetit, magjistralet dhe autostradat të kalueshme

Rrugët e kryeqytetit, magjistralet dhe autostradat të kalueshme

Pas reshjeve të borës ditëve të fundit, rrugët dhe autostradat e Kosovës janë të kalueshme, përveç rrugëve në viset malore, ku ka ende vështirësi për qarkullim të automjeteve, për shkak  të shtresave të borës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka thënë për KosovaPress se 16 kompani me mekanizmat e tyre në tërë vendin janë të angazhuara për pastrimin e rrugëve nga bora dhe deri më tash janë të kalueshme të gjitha rrugët e Kosovës.


“Ne i kemi marrë të gjitha masat urgjente si Ministri e Infrastrukturës së bashku me 16 kompani për mirëmbajtjen rrugore, të cilat janë në terren me mekanizmat e tyre dhe rrugët deri në këtë moment janë të gjitha të kalueshme, si dhe Autostrada ‘Ibrahm Rugova’, Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ janë të hapura plotësisht, dhe pa asnjë problem zhvillohet komunikacioni sot. Ndërsa, në rrugët malore ka vështirësi për qarkullim të automjeteve, sepse shtresa e borës në ato vise është më e madhe, por jemi në përpjekje për të hapur edhe ato rrugë”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se edhe rruga për Brezovicë është e kalueshme dhe sipas tij, ka qarkullim në atë pjesë dhe janë monitorim të vazhdueshëm në të gjitha akset rrugore.

Edhe rrugët e Prishtinës janë të kalueshme sipas nënkryetarit të Komunës, Selim Pacolli.

Ai tha për KosovaPress se një pjesë dërmuese e rrugëve dhe trotuareve në kryeqytet janë të kalueshme, me përjashtim në vende në periferi të Prishtinës.

“Referuar raporteve nga tereni, mund të themi se deri më tani, pjesa dërmuese e rrugëve dhe trotuareve në brendinë e qytetit janë të kalueshme. Situata me problematike paraqitet nga viset rurale ku ekipet tona qe nga pasditja janë prezent edhe në këto anë të cilat po vazhdojnë punën e tyre. Kemi kërkesa të herë pas hershme nga qytetaret për intervenime . Me lejoni që përmes jush t’iu bëj thirrje qytetarëve që të përdorin pajisjet e dimrit, për të evituar bllokimet eventuale nëpër rrugë”, ka thënë nënkryetari Pacolli.

Ai ka se komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar për shërbim të qytetarëve në këtë kohë me reshje dhe temperatura të ulëta.

Megjithatë jo të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të pastruar nga bora. Shumica e rrugëve dytësore nuk janë pastruar fare dhe ato shkaktojnë vështirësi në lëvizjen e veturave por edhe të këmbësorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori