LAJMI I FUNDIT:

Rruga që shpie te Ujëvara e Mirushës fillon të ndërtohet këtë vit (Video)

Rruga që shpie te Ujëvara e Mirushës fillon të ndërtohet këtë vit (Video)

Vetëm një orë larg qendrës së Prishtinës është vendi ku krijohen 12 ujëvara dhe 16 liqene.

Është kjo Ujëvarat e Mirushës, një nga atraksionet më të mira në Kosovë, dhe vend i cili vizitohet mjaft shumë sidomos tani në sezonin verorë. Vizitorë të shumtë dhe jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet tjera vizitojnë këtë ujëvarë.


Mirëpo, ajo për të cilën ankohen këta vizitorë është rruga që të shpie tek kjo ujëvarë, pasi që sipas tyre nuk është e rregulluar. Ata thonë se është mjaft e mundimshme kjo rrugë pasi që krijon vështirësi në qarkullim, deri sa të arrijnë tek ujëvara.

Ujëvarat e Mirushës, mrekulli natyrore e Kosovës ku mund të freskoheni gjatë kësaj vere (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ujëvarat e Mirushës, mrekulli natyrore e Kosovës ku mund të freskoheni gjatë kësaj vere (Foto/Video)

Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësja e komunës së Klinës, Vlora Tafili, ka thënë se këtë vit janë ndarë mjetet për fillimin e punimeve në rrugën tek parku Ujëvara e Mirushës.

“Duke e ditur rëndësinë e veçantë natyrore dhe turistike, dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve, tek parku Ujëvara e Mirushës, këtë vit janë ndarë mjetet. Pra për fillimin e projektit për rregullimin e infrastrukturës, janë ndarë rreth 250 mijë euro, investim ky nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë ajo.

Sipas saj projekti është përgatitur nga Komuna e Klinës: “Komuna e Klinës ka hartuar projektin i cili përfshin rregullimin e rrugës, shtigjet e ecjes etj. Tani procedura e tenderimit udhëhiqet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka theksuar ajo.

Ndërsa Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Kjo zonë i përket kategorisë “Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë “Monument natyror”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori