Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është një aventurë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, por rruga për të proceduar me shfuqizimin e kësaj gjykata është relativisht e vështirë.
Kështu kanë thënë njohësit e kësaj fushe në një prononcim për Telegrafin.
Profesori i së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se rruga për të proceduar me shfuqizimin e kësaj gjykata është relativisht e vështirë.
“Sa i përket iniciativës të shfuqizimit për Gjykatën Speciale është një iniciativë që nuk mund t’i mohohet apo kontestohet askujt sepse është mundësi kushtetuese. Do duhej kaluar nëpër procedurën që është miratuar kjo iniciativë e cila është relativisht e vështirë për arsye se duhet ndryshuar Kushtetuta amendamenti 24, neni 62 me shumë paragrafë dhe do duhej dhe tani të kalohet me 2/3 e votave e cila është një rrugë e vështirë”, theksoi Baraliu.
Ndërsa, sa i përket deklaratave të ambasadorit amerikan dhe atij britanik, ai tha se deklaratat e tilla nuk do duhej të krijonin shqetësim tek opinioni pasi ishin më shumë shpërthime emocionale.
Profesori Baraliu gjithashtu potencoi se situata nuk është e rrezikshme dhe as që do duhej të ishte, pasi sipas tij situata është legjitime.
“Sytë do duhej kthyer nga vetvetja pse kaq me vonesë të reagojmë në çështje që janë kaq të rëndësishme, kjo do duhej të ketë një analizë….Nuk është situatë e rrezikshme, nuk është kthim kohe mbrapa, kjo iniciativë vështirë do të mund të realizohet. Kosova ka bërë një luftë mbrojtëse, ka përjetuar një proces shkatërrim masiv nga një shtet agresiv i cili edhe tani vazhdon të jetë i tillë. Rrota e historisë nuk kthehet mbrapa”, ka thënë ndër të tjera profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Ndërsa, Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se iniciativa e tillë është aventurë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës pasi mund të pasojë me një tribunal për Kosovën.
“Si IDK kemi reaguar publikisht kundër kësaj iniciative. Një iniciativë e tillë padyshim është një aventurë e rrezikshme për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Kjo për faktin se Kuvendi i Kosovës për shfuqizimin e këtij ligji ndoshta mund të ketë një fitore të shpejtë por që mund të pasojë me një gjykatë speciale apo me një tribunal për Kosovën e cila do të themelohej nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku hise pa dyshim do të kenë edhe Rusia, Serbia apo shtetet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Miftari.
Ai tha po ashtu se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të ishte një mesazh i keq për Kosovën.
“Kosova është shtet i ri i cili është ndërtuar me ndihmën me ndihmën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Nëse Kosova do të shfuqizonte ligjin e tillë kjo do të nënkuptonte që të heq dorë nga këto dy marrëveshje ndërkombëtare dhe do të ishte mesazhi më i keq që Kosova nuk do t’i përmbush obligimet ndërkombëtare që i ka marr me vullnet të tij qoftë në mënyrë solemne dhe me shkrim”, tha ai.
Ndryshe, ditë më parë me nënshkrimin e 43 deputetëve kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, që njihet si Gjykata Speciale mirëpo një gjë e tillë dështoi të procedohej në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarët e KSHZ-së me reagim publik: Kemi presione dhe kërcënime nga partitë politike
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë