Rrokulliset vetura në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Foto)


Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.
Një veturë është rrokullisur në rrugë afër fshatit Gllamnik, derisa ishte duke qarkulluar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Telegrafi.
Sipas fotografive të siguruara nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në pjesën e magjistrales ku janë duke u kryer punimet në zgjerimin e rrugës.
Nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar, kurse policia ka dalë në vend të ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































