LAJMI I FUNDIT:

Rrobat të cilat assesi nuk do të duhej t’i lani në rrobalarëse

Rrobat të cilat assesi nuk do të duhej t’i lani në rrobalarëse

Sado që ta keni më të lehtë, disa gjëra nuk do të duhej t’i fusni në rrobalarëse, sepse nga ajo nuk do të dalin në formën e njëjtë në të cilën i keni pasur

Rrobat e stërvitjeve

Rrobat e stërvitjeve, si edhe pajisjen e tjetër të cilën e përdorni në stërvitje (doreza mbrojtëse etj.) duhet të lahen në qese mbrojtëse në mënyrë që ato objekte të ndotura të cilat kanë thithur djersë, jo rrallë edhe kanë marrë aroma të pakëndshme, të ndahen nga rrobat e tjera.


Rrobat e stërvitjes gjithashtu më së miri është t’i thani në ambient të hapur, transmeton Telegrafi.

Atletet

Nuk bën të gjitha atletet t’i lani në rrobalarëse, mirëpo ato të cilat duhet t’i lani, duhet t’i lani në temperaturë jo më të lartë se 40 gradë, natyrisht, në qese mbrojtëse. Para se t’i fusni në qese mbrojtëse, lani me sapun dhe ujë në mënyrë që të eliminoni mbetjet e dheut, baltës etj.

Nëse rrobalarësja juaj e ka atë program, çaktivizoni centrifugën kur i lani atletet. Dhe kini kujdes që rrobalarësen ta mbushni sa më mirë që atletet të mos përplasen për kazanin e rrobalarëses.

Sutjenat dhe rrobat e ndjeshme të brendshme

Me futjen e sutjenave në qese do t’i zgjidhni problemet e shumëfishta: mundësinë që teli nga sutjenat të mos bjerë në kazan të rrobalarëses, që kopsat të mos ngatërrohen me ndonjë rrobë tjetër dhe që sutjenat të mos shpenzohen shumë shpejt.

Para se t’i vendosni në qese mbrojtëse, gjithësi forconi kopsat e sutjenave. Në qese mbrojtëse lani edhe rrobat e tjera të brendshme që janë nga materiali i ndjeshëm, lani në temperatura më të ulëta dhe me detergjentin për rroba të ndjeshme.

Fanellat me aplikacione

Kur i lani fanellat me aplikacione apo me ndonjë shtojcë në fanella (gurë të vegjël, zirkonë të mëdhenj…) ekziston rreziku që ndonjë gur të bjerë dhe të ngatërrohet në kazanin e rrobalarëse apo të dëmtojnë ndonjë rrobë tjetër. Prandaj, fanellat me aplikacione gjithmonë lani nga ana e brendshme në qese mbrojtëse. Nëse ndonjë gurë bie do të mbetet në qese, më lehtë do ta gjeni dhe, nëse është e mundshme, sërish do ta vini në fanellë.

Rrobat e këtilla gjithashtu lani në centrifugë më të dobët. Rekomandohet që në qese të vendosni një lodër, jo më shumë, në rend të parë për shkak se ngjyra nga njëra anë e lodrës nuk kalon në anën tjetër. Lodrat nga mëndafshi të cilat kanë pjesë lëkure nuk do të duhej t’i lani në rrobalarëse. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

A e dini se...
Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Lifestyle
Pse kondicioneri rrjedh? Shumë ankohen se uji pikon dhe rrjedh nëpër mur, por zgjidhja është e thjeshtë

Pse kondicioneri rrjedh? Shumë ankohen se uji pikon dhe rrjedh nëpër mur, por zgjidhja është e thjeshtë

Bëje vet
A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

Lifestyle
Historiku i racës së qenit Molos

Historiku i racës së qenit Molos

Stil
Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Komplimentet më të bukura që mund t’i bësh një vajze

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori