LAJMI I FUNDIT:

Rroba të “padukshme”e dronë me armë laserike – inxhinierët e marinës britanike shpalosin kreativitetin e tyre  

Rroba të “padukshme”e dronë me armë laserike – inxhinierët e marinës britanike shpalosin kreativitetin e tyre  

Planet futuristike të marinës mbretërore britanike që parasheh forca komandot të fluturojnë “me krah që nuk bëjnë zhurmë ” dhe rroba që i bëjnë ata të “padukshëm”, janë prezantuar sot në marinën mbretërore.

Inxhinierëve të rinj nga forumi i inxhinierisë detare britanike, u është kërkuar të shpalosin idetë e tyre duke krijuar pajisje dhe armë të ndryshme për marinën e këtij vendi, që do të mund t’i përdorte në të ardhmen në beteja, transmeton Telegrafi.

Dizajnerët dhe inxhinierët kanë kaluar ditë të tëra në qendrën e komandove në Lympstone në afërsi të Exeterit në Devon, për ta kuptuar më mirë se nëpër çfarë procese duhet të kalojnë në marinën mbretërore para se t’i bashkohen edhe zyrtarisht një projekti të tyre.

E idetë që i  kanë shpalosur, tregojnë rrobat e ngjashme me lëkurën e kameleonit që i përshtaten ambientit ku janë, dhe që u ndihmon ushtarëve të jenë pothuajse të padukshëm në terren.

E në mesin e shumë ideve të ndryshme ishin edhe “krahët pa zhurmë”, që u mundëson komandove të zbresin në terrene të caktuara pas hedhjes nga aeroplani. Aty janë prezantuar edhe hologramet që do ta hutonin armikun, duke menduar se kanë zbarkuar forca të shumta në terrenin e tyre.

Ajo çfarë bie më së shumti në sy janë helmetat që tregojnë me saktësi gjendjen shëndetësore të ushtarit që e bartë, si dhe çizmet që akumulojnë energji për pajisjet pajisjeve përmes vrapimit.

E dronët do të duhej të siguronin informacione siç janë municioni i armikut, dhe në rast të ndërhyrjes ata do të mund të përdorin armët laserike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori