LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi do të dorëzojë peticion në Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit kundër korrupsionit

Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi do të dorëzojë peticion në Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit kundër korrupsionit

Përfaqësuesit e Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi sot mbajtën një konferencë për media dhe apeluan deputetët që kur votojnë anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) të jenë të paanshëm dhe në favor të qytetarëve për të cilët ekziston ky institucion.

Nga atje thonë se nuk kërkojnë vende për përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Komision, nuk kërkojnë deputetë, parti politike që të na bëjnë një nder dhe të na zgjedhin. Ne kërkojmë zgjedhje të ndershme, transparente, në përputhje me ligjin, jo për një, jo për dy pozita, por për të gjitha pozitat në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe ky Kuvend prej vitesh nuk ka vullnet politik për ta bërë këtë.


“Vendimi për të më dhënë mandatin më të shkurtër në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi është poshtërues, jo vetëm për mua, por edhe për gjithë sektorin civil dhe ekspertët që merren me diskriminim prej vitesh. Unë e them publikisht se nuk do ta pranoj mandatin më të shkurtër dhe konsideroj se ndaj meje është bërë diskriminim politik, sepse nuk jam i lidhur me ndonjë parti politike, ndërsa kandidatëve të tjerë që janë të lidhur me parti politike u janë dhënë mandate më të gjata. Për mua kjo do të thotë që ne e kundërshtojmë qëndrimin nënvlerësues ndaj sektorit civil, ndaj ekspertizës dhe njohurive dhe nuk do t’i lejojmë të mendojnë se duke na dhënë mandat 1 vit e 2 muaj do të na mbyllin gojën”, tha Dragana Drndarevska, kandidate për anëtar të KPMD-së.

Për dhjetë vjet, shtojnë nga atje, i kemi bindur partitë politike se duhet të kemi mbrojtje gjithëpërfshirëse kundër diskriminimit, të kemi një organ profesional dhe të pavarur që do t’i mbrojë të gjithë qytetarët nga diskriminimi dhe realisht do të kontribuojë për një shoqëri më të mirë për të gjithë. Por me zgjedhjen e kuadrove partiake, pavarësia e Komisionit vihet edhe një herë në pikëpyetje”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori