LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i dyqaneve Toyzz Shop hap dyqanin e parë në Kosovë

Rrjeti i dyqaneve Toyzz Shop hap dyqanin e parë në Kosovë

Ekskluzivisht për herë të parë në Kosovë vjen Toyzz Shop në qendrën tregtare GALERIA Shopping MallPrizren. Toyzz Shop është një botë e madhe e lodrave e projektuar me kujdes që të ju ofroj një eksperiencë të këndshme gjatë blerjeve ku mund të bëni përzgjedhjen ideale mes një gamë të gjerë produktesh në të gjitha kategoritë e lodrave për fëmijë.

Toyzz Shop është lideri numër një në shitjen e lodrave për fëmijë me përvojë mbi njëzet vjeçare dhe mbi 250 pika të dyqaneve në Turqi. Duke qenë se Toyzz Shop është industri prodhuese e lodrave që garanton 100% kualitet të lartë, çmim të arsyeshëm, të gjitha produktet janë të certifikuara në mënyrë që të jenë të sigurta për shëndetin e çdo fëmije. Toyzz Shop gjithmonë i qëndron besnik  vizionit – duke bërë të lumtur çdo fëmijë me shumëllojshmërinë e lodrave që ofron. Duke konsideruar se lumturia e çdo fëmije fshihet prapa lodrave dhe karaktereve të tyre të preferuar, në Toyzz gjeni lodra të ndryshme nga Fisher Price, Disney, Crafy, Barbie, LOL, LEGO, etj që ju mundësojnë të zgjedhni lodrën e duhur që do e shoqëroj fëmijën tuaj për cilën do kohë dhe aktivitet.

Përveç gjithë përfshirjes së lodrave në secilën kategori të argëtimit për fëmijë, moshës dhe çdo lloj preference në Toyzz Shop  mund të gjeni edhe lojëra dhe aktivitete edukativo-argëtuese që nxisin inteligjencën, ndikojnë në zhvillimin kognitiv dhe mendimin kritik të fëmijëve që nga mosha e hershme. Padyshim që lodrat e tilla kanë filluar të përdoren me rekomandime të ekspertëve për zhvillimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, si dhe pedagogëve të shumtë, andaj Toyzz Shop do të ju asistoj në përzgjedhjen e lodrave për fëmijët tuaj gjatë çdo blerje.

Mos harroni se bota e madhe e lodrave për fëmijë gjendet në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall Prizren, ku së bashku me vogëlushet tuaj do të përjetoni ndjenjën e kënaqësisë së blerjeve dhe njëkohësisht argëtoheni.

Me rastin e hapjes së dyqanit të parë në GALERIA Shopping Mall, Toyzz Shop  ju ofron 20% zbritje në të gjitha produktet, aktivitete argëtuese dhe shumë befasi të tjera.

Artikull i sponzorizuar