LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet sociale si fushë betejë për gratë në politikë: ‘Përballje Podcast’ diskuton dhunën dhe dezinformimin online

Rrjetet sociale si fushë betejë për gratë në politikë: ‘Përballje Podcast’ diskuton dhunën dhe dezinformimin online

Në serinë e katërt të “Përballje Podcast” është diskutuar për dhunën online ndaj grave dhe dezinformimin gjinor.

Në këtë podcast ku u diskutua tema e dezinformimi gjinor, u tha se kjo rrezikon edhe shoqëritë demokratike.


Për këto tema në shoqëri dhe kërcënimet që vijnë në rrjete sociale e komentet kanë folur Edita Doli – Muhaxhiri, drejtore e Radio Dukagjinit dhe Rezarta Delibashzade- Krasniqi, drejtore e organizatës D4D.

Në podcast është diskutuar se cila është shkalla e dezinformimit gjinor në Kosovë, dhe si ka ndikuar kjo në përfshirjen e grave në politikë dhe debatet publike.

Rezarta Delibashzade- Krasniqi, drejtore e organizatës D4D tha se kanë bërë një hulumtim duke monitoruar rrjetet sociale: Facebook, X, TikTok dhe Instagram, ku tha janë më shumë se 110 portale, të cilat kanë llogari dhe shpërndajnë gjatë ditës pothuajse mbi 5 mijë lajme.

“Këto lajme përmbajnë artikuj të ndryshëm, por të cilët kanë edhe dezinformim dhe gjuhë të urrejtjes në bazë gjinore. Platforma ka kapur mbi 3 milionë artikuj, të cilët shpërndahen gjatë këtyre ditëve. Nëse e marrim për të studiuar, i kemi marrë vetëm 23 raste, të cilat janë më të theksuara në aspektin e ndarjes gjinore dhe dhunës ndaj grave”.

Rezarta Delibashzade- Krasniqi, drejtore e organizatës D4D në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Pra, sipas saj, gratë që janë më të pranishme në jetën publike janë më të atakuara, pasi publiku di më shumë gjëra për jetën e tyre personale.

“Gjetjet kryesore tona tregojnë që gratë më të atakuarat në Kosovë për dhunë gjinore janë ato në politikë, sepse të njëjtat ne i shohim pak më shpesh në televizion, i dëgjojmë pak më shumë në radio”, u shpreh më tej Delibashzade-Krasniqi.

Ndërsa, drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli-Muhaxhiri tha se një pjesë e madhe e mediave janë një nga faktorët kryesorë që gratë në shoqërinë tonë shpesh janë viktima të dhunës online.

Edita Doli-Muhaxhiri, Drejtore e Radio Dukagjinit në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Ajo tregoi se në fillimet e saj si gazetare, mediat kanë qenë më kredibile dhe të kujdesshme për të respektuar kodin etik.

“I kemi respektuar të gjitha shtyllat që ne duhet me pas kujdes si media dhe gjithmonë kemi ruajtur identitetin, kemi pasur dy palët kur kemi shfaqë një lajm. Sot jemi lëshu, nuk e kuptoj më as vetë se çka po ndodhë në kontentin e rrjetit social”, tha ajo transmeton Telegrafi.

Tutje tha se edhe pse një lajm dezinformues mund të pasohet me një lajm i cili përbënë informacione të sakta lidhur me një çështje, prapë është e vështirë që t’i ‘pastrohet’ imazhi atij që i është dëmtuar.

“Bëjmë gjithçka për rrjetin social. Zhysim imazhe, s’ka lidhje a është nënë, a është prind, a ka fëmijë të rritur, a ndikon familja, a ka mundësi me pas telashe shumë më të mëdha të shëndetit mendor, nuk lodhemi fare, por as për informacionin e saktë pas atij lajmi”, u shpreh Doli-Muhaxhiri.

Gjatë diskutimit për dezinformimin gjinor në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, në këtë seri të podcast-ave po diskutohen tema si dezinformimi, keqinformimi, edukimi medial dhe qëndrueshmëria e mediave.

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori