LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët

Rrjetet sociale po jua prishin lidhjen – thonë ekspertët

Rrjetet sociale dinë të jenë shumë të mahnitshme. Ato janë shtëpi e grupeve të ndryshme, blogjeve të ushqimit, etj.

Të qenit të ekspozuar ndaj imazheve të ndryshme, vendeve, ideve dhe njerëzve përmes lenteve të aplikacioneve si Facebook-u dhe Snapchat-i mund të na inspirojë neve dhe të na zgjerojë pikëpamjen, por rrjetet sociale mund të jenë edhe thikë me dy teha, transmeton Telegrafi.


Kostoja e inspirimit dhe argëtimit mund të jetë shumë e madhe; aplikacionet e rrjeteve sociale mund të krijojnë standarde joreale dhe të na bëjnë të kemi më pak vetëbesim.

Ky trend është i vërtet edhe kur bëhet fjalë për martesën apo lidhjen tonë.

Bianca Rodriguez, terapiste e licencuar e martesave dhe familjeve, thotë se gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend kur shfletoni në rrjete sociale është ta keni parasysh se nuk është gjithçka e vërtetë.

Një foto mund të vlejë mijëra fjalë, por ndonjëherë as mijëra fjalë nuk e përshkruajnë të gjithë historinë. Shumica prej nesh e dimë se rrjetet sociale s’janë realiteti, dhe Rodriguez i inkurajon të gjithë ta kenë parasysh këtë.

“Pavarësisht sa i përsosur mund të duket portreti juaj familjar në internet, të gjithë e dimë se ekziston një histori me telashe prapa atij portreti”, na rikujton ajo.

Dhe problemi tjetër është se rrjetet sociale i nxisin njerëzit ta krahasojnë veten me miqtë e tyre që i kanë në rrjete sociale, gjë e cila shpie në pasiguri dhe dëshira joreale.

Kështu, thotë ajo, është mirë që shpeshherë t’i shmangni rrjetet sociale dhe të reflektoni në pasiguritë dhe dëshirat për lidhjen tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ëndërrimtari erotik: Zbuloni se çfarë domethënie kanë ëndrrat tuaja seksuale

Ëndërrimtari erotik: Zbuloni se çfarë domethënie kanë ëndrrat tuaja seksuale

Lifestyle
Kalo në kategori