LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet e Erdoganit e Gylenit duhet shporrur nga trojet e Gjergj Kastriotit

Rrjetet e Erdoganit e Gylenit duhet shporrur nga trojet e Gjergj Kastriotit

Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë e shqiptarëve u duhet një roje ndaj rreziqeve të reja neo-otomane të Recep Erdogan dhe të partnerëve të tij të ri nga vendet arabe e Vladimir Putinit. Por, jo vetëm tyre. Shqiptarëve nuk u duhet hiç asgjë as rrjeti i lëvizjes së Gylenit.

Neo-otomani Erdogan dhe shërbëtorët e tij shqiptarë, po e vërshojnë trurin dhe mendjen e stërnipave të Gjergj Kastriotit, popullit shqiptarë të hutuar. Janë duke e zbrazur dhe shpërlarë trurin e një pjese të shqiptarëve.


Varfëria e krijuar pas përfundimit të luftërave dhe dështimi i klasës politike shqiptare në të gjithë rajonin për rimëkëmbje ekonomike sociale nuk guxon që popullin tonë të shkretë ta bëjë viktimë të manipulimeve të Erdoganit dhe TIKA-s së tij. Manipulimet këto të cilat nuk kanë synim tjetër pos shpëlarjen e trurit të shqiptarëve për ri-okupim modern të trojeve të Gjergj Kastriotit.

Otomanët ishin të paftuar në trojet shqiptare dhe Ballkan, ashtu siç ishin të paftuar edhe sllavët e Karpateve. Ata ishin okupatorë.

Dhe tash pas grusht-shtetit të dështuar të këtij muaji në Turqi, shqiptarët përsëri janë të hutuar. Edhe përkrahësit shqiptarë të Sulltanit të Ri në Ankara, i janë vërsulur njëjtë sikur Erdogani rrjetit të Lëvizjes së Fetullah Gulenit.

Pakkujt i kujtohet se Erdogan dhe Gylen janë miq dhe shokë të vjetër, por i prishën marrëdhëniet midis tyre vetëm para tre vitesh për ndikim dhe pushtet.

Por, tashmë rrënjët e të dyve tashmë janë vendosur edhe nëpër Ballkan Perëndimor tek shqiptarët dhe boshnjakët njësoj.

Miq apo armiq mes tyre, shqiptarëve nuk u duhen as Erdogani e as Gyleni, as shoqatat e tyre fetare-politike, as shkollat e tyre fetare-politike.

Shqiptarët e dinë historinë e tyre të dhimbshme dhe terrorin ndaj tyre nga okupatorët otomanë dhe sllavë. Vetëm naivët dhe shërbëtorët e paguar të Erdoganit e Gylenit mund të tentojnë që ta shtrembërojnë atë.

Asnjë historianë dhe asnjë pushtetarë turk, serb e rus nuk ka të drejtë të përzihet në historinë tonë të dhimbshme dhe të lavdishme. Atyre duhet ndaluar ofendimet dhe sharjet e historisë sonë dhe heronjve tanë.

A ka turp më të madh se kur diplomatët, qeveritarët dhe ‘historianët’ e Erdoganit vijnë pikërisht në trojet e Gjergj Kastriotit dhe na e shajnë historinë tonë e veprën e luftëtarëve të lirisë si ai pa fije ngurrimi?

A ka turp më të madh se kur diplomatët dhe ministrat e Erdoganit kërkojnë ndryshimin e teksteve shkollore të historisë, e klasa politike shqiptare nëpër Ballkan hesht?

Turpi është i madh dhe jashtëzakonisht i rëndë mbi kokat tona kur politikanët dhe pushtetarët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni heshtin si qyqarë ndaj këtyre sulmeve që vijnë nga emisarët e Erdoganit.

Turpi nuk ka bri, por ka pasoja. Vazhdimi i këtij turpi do të ketë pasoja për dekada e shekuj për kombin shqiptarë.

Heshtin politikanët shqiptarë qyqarë sepse e kanë një arsye tejet të ulët. Ua ka mbushur Erdogani xhepat dhe gojën e çka tjetër me para të pista.

Është koha e fundit që pushtetarët dhe politikanët shqiptarë të ndërpresin masturbacionin e tyre politik e të kujtojnë mendjen se janë stërnipa të Skenderbeut – të Madhit Gjergj Kastrioti – dhe të marrin masa për rizgjim.

Është koha e fundit që këta njerëz të politikës shqiptare ta ndërpresin fjetjen me Erdoganin dhe me rrjetet e lëvizjes së Gylenit e të mbrojnë identitetin shqiptarë të qytetarëve të tyre, identitetin për të cilin Gjergj Kastrioti e shumë figura të lavdishme të historisë sonë nuk u dorëzuan por u sakrifikuan deri në vdekje.

Është koha e fundit që klasa politike shqiptare të ndërmarrë vendime e të mbrojë atë që ka mbetur për t’u mbrojtur nga sulmet neo-otomane të Recep Erdoganit dhe parave të tij të ndyra përmes organizatë së tij politike TIKA.

Nuk ka faj populli i shkretë shqiptarë i hutuar dhe i kapur për fyti nga varfëria dhe telashet e ekzistencës.

Kanë faj matrapazët politikanë shqiptarë nëpër krejt trojet shqiptare që po flirtojnë me Erdoganin dhe emisarët e vendeve arabe për të mbushur xhepat e tyre.

Janë pikërisht këta politikanë shqiptarë që ua hapën derën Erdoganit, TIKA-s dhe kompanive të tija nëpër trojet shqiptare që ai të mbush xhepat e për vete të marrin ca lecka parash të pista.

Të njëjtit e sollën edhe rrjetin e Gylenit për t’iu imponuar shqiptarëve një identitet tjetër dhe krejtësisht jo-perëndimor.

Edhe Erdogan edhe Gylen janë dë dëmshëm ndaj idealit të Gjergj Kastriotit. E pasojat tash po shihen.

Influenca e strategjisë neo-otomane të Erdoganit ka filluar të krijojë rrënjë. Identiteti shqiptarë i Gjergj Kastriotit tek një pjesë e shqiptarëve ka filluar të dridhet për shkak se matrapazët politikanë shqiptarë e kanë pranuar paranë e Erdoganit dhe Gylenit për ta mohuar origjinën iliro-shqiptare.

Këto rrënjë të rrezikshme duhet prerë dhe djegur.

Hyrja në Bashkimin Evropian për një jetë më cilësore nuk do të ndodhë kurrë përderisa paratë e rrezikshme të Erdoganit, Gylenit dhe të vendeve arabe nuk ndërpriten.

Atyre që shajnë dhe mohojnë Gjergj Kastriotin dhe stërnipave të tij duhet treguar derën dhe dëbuar. Ata që po tentojnë të ndryshojnë identitetin dhe orientimin pro-perëndimor të kombit shqiptar duhet shporrur nga trojet shqiptare.

Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet një roje ndaj rreziqeve të reja neo-otomane dhe anti-perëndimore.

Shqiptarëve u duhet cilësia e jetës perëndimore. Ata nuk duhet dorëzuar ndaj tentimeve të asnjë okupatori të ri të kamufluar.

Mjaft më. Është koha për revoltë dhe veprim.

Nuk ka përshkrim më të mirë se kush ishim dhe kush jemi sesa këta rreshta të më poshtëm:

ROJTARI I SHQIPËRISË SË HARRUAR

Rojtari plak u mërzit duke ruajtur njerëzit, që kishin vdekur para mijëra vjetësh.

Pështyu në tokë dhe u ra skeleteve që e rrethonin. U ul mbi kafkën e skeletit, që dikur kishte qenë mbret i tij, e jehona e emrit në fillim të shekullit njëzet i tingëllonte: Agron. Nga xhepi nxori shkrepsën, që ia solli i vdekuri para katër muajve.

Ndezi cigaren e shuar dhjetë ditë më parë. Mbështeti duart për faqe dhe mendoi për të kaluarën e largët.

Iu kujtuan: fushat, malet dhe ujërat e kulluar, të cilat Homeri i verbër i përshkroi pak ditë para vdekjes. Iu sollën ndërmend tokat pjellore, të cilat i madh e i vogël në Romë u kish lakmi. Iu kujtua Eneu mizor, kur një ditë vjeshte vizitoi Therandën. Në çatinë e kalasë, e përshëndeti me dorën e cunguar, e pastaj, dy ditë e dy net, biseduan për shumë gjëra. Ah, Virgjili dinak! Me ç’hollësi e përshkroi këtë takim, edhe pse kurrë nuk e kish parë as kalanë as Therandën.

Fiku cigaren e zverdhur nga pështyma dhe iu lut Perëndisë në një gjuhë, të cilën pasardhësit e flasin me gabime.

Pas dy orë lutjesh, ofshau. Ndërkohë, iu kujtua mbreti, kafkën e të cilit e kishte

para këmbëve, mbreti të cilin Kurt Rufi e quante “mbret qymyrxhi”, ndërsa një historian tjetër e përshkruante kalorës nëntëdhjetëvjeçar që, deri në frymën e fundit , ëndërronte pushtimet. Nga malli për kohërat e kaluara, iu drodhën shpatullat.

Sa të freskëta i dukeshin ditët, kur Jul Qesari pinte verë në pellgjet e Drinit të Zi,

që sot skamnorët e quajnë Shën Naum. Por, vaj, shkëlqesisë romake nuk i pëlqente

treva bujare aq sa e dehte vera e bardhë .

I largoi ca eshtra të mykur dhe nxori veprën e Tit Livit. Me mëngën e gunës fshiu

faqet e librit të pluhurosur. Me pikëllim i lexoi vargjet se si mbreti i tij kish mbytur

vëllain e vet për t’ia rrëmbyer të fejuarën. Ç’i duhej leximi? Ngjarjen e dinte shumë më mirë se autori, ngase e kishte parë me sytë e vet.

Hodhi librin mes eshtrave. U ngrit. Eci si i çmendur nëpër dhomë. Dëshiroi t’i

djegë të gjithë eshtrat, por më kot. Ato nuk i shkatërronte kurrfarë zjarri.

Ngriti duart mbi kokë dhe përsëri iu lut Perëndisë që t’ia merrte jetën. Nuk dëshironte më të jetë rojtar i të vdekurve. Njëzet e tre shekuj iu dukën të gjatë.

Nga lart, zëri i thellë i Perëndisë i urdhëroi: “Kërthiza jote është prej hiri, por

kurrizin ta godita prej zinku të Dardanisë! Fryma jote buron prej lagështisë së

Dukagjinit, prandaj do të jesh rojtar eshtrash derisa të gjendën copat e flamurit.

Huuuuuuu…! Do të jesh rojtar eshtrash! Huuuuuu…, vepra ime më e përsosur! Huuu…, dështimi im shekullor! Tehu që ta cungoi dorën ende është me gjak të freskët, kurse mizat që ushqehen me të, ta kanë fëlliqur ardhmërinë. Ti je roje e përjetshme! Roje eshtrash! Eshtrash…huuuuuu…!

Kur i doli kllapia disaorëshe, filloi vallen më të vjetër që e kish luajtur në dasmën e mbretit Agron.

Këmbën e djathtë gjysmë hapi përpara. Majat e gishtërinjve i preknin vetëm pak në tokë. Me një ritëm të ngadalshëm lëvizi duart. Në kupë vallëzimi, dy herë kërceu dhe preku tavanin e qelbur, ku vareshin gërshetat e Teutës plot pluhur.

Thirri rojtarin e thesarit, që kish vdekur para katër muajsh, t’i bashkohej në valle.

Por, i vdekuri ndihej i lodhur nga numërimi shekullor i florinjve.

Rojtari plak pushoi së vallëzuari . E shaloi atin, ngjeshi shpatën dhe thirri me tërë zërin: “Unë jam paraardhësi yt, para të cilit, dikur, sunduesit e Mesdheut përkuleshin si cullë para meje, e bytha jote as emrin s’ma di! E ngriti shpatën lart, u djersit nën sqetull dhe e preu dysh kufomën që nuk e njihte.

U ngjit mbi kalë dhe shkoi të bënte roje në copën më të harruar të Atdheut. (Autor Reshat Sahitaj)

Në trend

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Kalo në kategori