Rrjedhje masive e “Forza Horizon 6” para publikimit

Video-loja e shumëpritur e garave Forza Horizon 6 është bërë objekt i një rrjedhjeje të madhe të të dhënave vetëm pak ditë para publikimit të saj.
Një version i plotë i lojës është shpërndarë në internet, pasi një “preload” i paenkriptuar në Steam ka lejuar qasje të hershme në skedarët e lvideo-ojës.
Sipas raportimeve, rreth 155 GB të dhëna janë bërë të qasshme dhe janë shpërndarë në platforma të ndryshme, duke përfshirë detaje mbi hartën, makinat dhe përmbajtjen e lojës. Kjo ka shkaktuar reagime të mëdha në komunitetin e lojtarëve dhe industrinë e videolojërave.
Studioja zhvilluese ka konfirmuar rrjedhjen dhe ka deklaruar se nuk është rezultat i një gabimi të thjeshtë në Steam, por se po heton seriozisht rastin dhe po ndërmerr masa ndaj personave të përfshirë.
Sipas burimeve të ndryshme, disa lojtarë kanë arritur ta luajnë lojën në mënyrë të paligjshme përpara publikimit zyrtar, duke përdorur versione të piratuara të saj.
Raportimet gjithashtu theksojnë se janë parë edhe video dhe pamje nga loja, që tregojnë garat në mjedise të vendosura në Japoni, si dhe elemente të ndërfaqes dhe makinave të reja.
Zhvilluesit dhe botuesi i video-lojës kanë paralajmëruar masa të rrepta kundër personave që kanë shpërndarë versionin e rrjedhur, duke përfshirë edhe ndalime të llogarive dhe pajisjeve. /Telegrafi/



















































