LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhje e ujërave të zeza në prag të dimrit, problem i madh për banorët e Hajvalisë

Rrjedhje e ujërave të zeza në prag të dimrit, problem i madh për banorët e Hajvalisë

Banorët e Hajvalisë në Prishtinë, po përballen me problemet e kanalizimit. Rrjedhja e ujërave të zeza po i pengon ata të lëvizin lirshëm në rrugën “Shkëndija”.

Banori i kësaj rruge, Milazim Vitia, ka thënë se ky problem po i pengon edhe nxënësit e shkollës të cilët lëvizin çdo ditë për të shkuar në shkollë.


“Kjo rrugë i pengon nxënësit dhe qytetarët. Këtu është mbyllur ndonjë pusetë dhe prej katër muajsh askush nuk ka marrë ndonjë iniciativë për të rregulluar këtë problem”, thotë për RTV Dukagjinin, Milazim Vitia.

Madje ai thotë se qarkullimi në këtë pjesë do të bëhet më i vështirë gjatë stinës së dimrit.

“Ne jemi në fillimin e dimrit. Kur pritet bora e parë pas një apo dy javësh këtu do të formohet një akullnajë me trashësi të ndryshme dhe nuk mund të kalohet rruga as në këmbë as në automjete”, shton tutje Milazim Vitia, përcjell Telegrafi.

Përveç Vitisë, prapa kamerave edhe banorë te tjerë janë ankuar për këtë problem. Ata janë shprehur se gjendja e kësaj rruge është që katër muaj, sipas tyre, Komuna e Prishtinës, ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

RTV Dukagjini ka provuar të marrë përgjigje nga Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë, mirëpo këta të fundit nuk kane qenë të qasshëm./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Politikë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Lajme
Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Siguri
INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Drejtësi
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Lajme
Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Lajme
Kalo në kategori