LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike e SHBA-së do t’ia kaloj asaj të Kinës

Rritja ekonomike e SHBA-së do t’ia kaloj asaj të Kinës

Presidenti amerikan Joe Biden tha se rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara do t’ia tejkalojë asaj të Kinës dhe të arrijë norma rekord në vitin 2022.

Sipas Bidenit, 10.5 milionë vende pune janë krijuar në SHBA që kur ai mori detyrën.


“Ekspertët e pavarur kanë parashikuar se ekonomia amerikane mund të rritet më shpejt se ajo e Kinës këtë vit. Kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1976”, tha Biden në Twitter.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), rritja ekonomike e Kinës parashikohet të jetë 3.2 për qind këtë vit dhe pritet të rritet në 4.4 për qind në 2023.

Ndërkohë, rritja ekonomike e SHBA pritet të jetë 4.4 për qind në 2022 të jetë rreth 1.6 për qind. /Telegrafi/