Rritja e të hyrave prej 34 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ndodhur për shkak se populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e dinë që nuk vjedh qeveria.
Kurti gjatë një takimi që ka zhvilluar me struktura në Gjilan tha se përmes vettingut kanë nisur “qepjen e thesit të shqyer”.
“Populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e dinë që nuk vjedh qeveria. Pra, si mund t’ia kërkosh një biznesi tatimin paradite kur lajmet në mbrëmje kanë treguar skandalet prej kryeministrit deri tek shumica e ministrave, kështu ka ndodhur në të kaluarën. Kurrkush nuk ka qejf me qitë sene në një thes që është i shqyer. Qysh donë me e qit ti senin në një thes të shqyer? Bile bile e dimë prej përvojës jetësore kur shtim sene në thes së pari e këqyrim a është i shqyer. Tash populli e ka pa që ne jemi duke e qep thesin. Se që ka qenë i shqyer kjo nuk ka dyshim, po jemi duke e qepur thesin”, tha ai, transmeton KP.
Një shpjegim interesant Kurti ka pasur edhe për rëndësinë e rezervave shtetërore, të cilat tha se që dy herë që bëhet kryeministër i gjen të zbrazëta.
“A dinë si i bie kjo çfarë kanë bërë qeveritë e mëhershme, është sikur me shti dru në koftor e nuk ki dritare hiç. Ti djeg dru, por temperatura që është jashtë të hyn brenda menjëherë, se nuk ki dritare. E shteti është shtëpia e popullit, duhet me ja qitë dritaret. Në kuptimin ekonomik rezervat shtetërore e kanë funksionin e imunizimit të ekonomisë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Nafta me rënie
Mbesin pa ujë dy lagje në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin