LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj sot do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave

Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj sot do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave

Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do të mbajë takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.


Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.

Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima dhe 730 raste të reja me coronavirus, pas marrjes së 1,794 mostrave. /Telegrafi/