LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19 në vendet fqinje, drejtori i Klinikës Infektive bën thirrje të respektohen masat

Rritja e rasteve me COVID-19 në vendet fqinje, drejtori i Klinikës Infektive bën thirrje të respektohen masat
Foto: Arkiv

Vendet fqinje janë duke u përballur me rritje të rasteve me coronavirus dhe numër të lartë të viktimave. Ndërsa në Kosovë është shënuar rënie e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit.

Bazuar në të dhënat e publikuar nga “Worldometers”, ku janë të gjitha statistikat për shtetet, përveç vendeve fqinje të Kosovës, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, numër të lartë të infektimeve ka pasur edhe në Evropën Perëndimore, si: Gjermani e Austri. Madje, këto dy shtete kanë kërkuar ashpërsim të masave, si pasojë e rritjes së rasteve.


Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, ka thënë për Telegrafin se qytetarët duhet respektuar masat antiCOVID pasi që situata epidemiologjike është edhe më tutje jo stabile.

“Duhet të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së dhe vendimet e MSH-së, sepse situate epidemiologjike është edhe më tutje jo stabile”, deklaroi ai.

Ndërkohë në vend është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, ku prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,581, 266 doza të vaksinës.

Deri më sot 739,997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157,429.

Në total numri i rasteve aktive është 446.

MSH së fundmi ka njoftuar se nuk ka nevojë që qytetarët të caktojnë termin për të marrë vaksinën.

Sa i përket masave kundër coronavirusit, Qeveria ka lehtësuar ato javë më parë, ku është zgjatur orari i lëvizjes për qytetarë dhe po ashtu është zgjatur orari i punës për sektorin e gastronomisë.

Ora policore vlen nga ora 24:00 deri në 05:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori