LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pasurisë së miliarderëve amerikanë gjatë pandemisë – për tre muaj 565 miliardë dollarë

Rritja e pasurisë së miliarderëve amerikanë gjatë pandemisë – për tre muaj 565 miliardë dollarë

Gjatë tre muajve të fundit, miliarderët amerikanë janë bërë me 565 miliardë dollarë më të pasur, madje edhe në mes të krizës së coronavirusit.

Ndërsa COVID-19 shkatërroi Amerikën, mbylli bizneset dhe bëri që gati 43 milionë amerikanë të paraqiten si të papunë, të pasurit u bënë edhe më të pasur, transmeton Telegrafi.


Pasuria totale për miliarderët tani është në 3.5 trilionë dollarë – 19 për qind më shumë nga momenti se kur filloi pandemia më 18 mars, sipas një azhurnimi të Institutit për Studime të Politikave të botuar të enjten.

Në 11 javë, nga 18 marsi deri më 4 qershor, pasuria totale e miliarderëve u rrit me 565 miliardë dollarë.

 

Jeff Bezos i Amazon pa që vlera e tij të rritej me 36.2 miliardë dollarë më shumë që nga 18 marsi.

Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, ka parë që pasuria e tij të rritet me 30.1 miliardë dollarë më shumë që nga 18 mars, zbuloi raporti IPS.

Për më tepër, Elon Musk i Tesla-s, themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page dhe ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, janë ngjitur të gjithë me 13 miliardë dollarë që nga 18 marsi, thuhet në raport. /Telegrafi/