Rritja e pagave është nevojë urgjente në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë, vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend. Sipas tyre, rritja e pagave do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Qeveria e Kosovës, por edhe bizneset duhet të rrisin pagat në raport me inflacionin.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili vlerëson se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend.
Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar rritjen e pagës në sektorin publik. E për sa i përket sektorit privat, Rafuna thotë se ka rritje të pagave.
“Duhet të lëvizë edhe sektori publik dhe ka rekomandime dhe nga FMN që t’i rrisë pagat, përveç kësaj e ka obligim ligjor. Nuk është gjendja e keqe në sektorin privat ashtu siç paraqitet, flas brenda mundësive në një situatë të jashtëzakonshme siç jemi. E rëndësishme është se sektori privat ka lëvizur dhe do të lëvizë tutje. Në rast se paraqitet nevojë për prodhim, atëherë sektori privat ka nevojë për punëtorë dhe atyre që veç janë duhet t’ua rrisë pagat”, ka theksuar Rafuna për Radio Kosovën.
Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Besart Dreshaj, po ashtu tha se urgjentisht duhet të ndodhë rritja e pagave në sektorin publik por edhe në atë privat.
“Duke u bazuar në raportin e ekspertëve të jashtëm që kanë rekomanduar, duhet urgjentisht të bëhet rritja e pagave, sepse duhet ta përcjellim trendin e inflacionit. Edhe qeveria edhe sektori privat duhet t’i rrisin pagat”, ka thënë Dreshaj.
Çmimet në Kosovë kanë shënuar rritje nga muaji në muaj. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, nga muaji shtator në muajin tetor është shënuar 0.9% inflacion.
Perimet janë rritur mbi 8%, lëndët djegëse 3.5%, karburante 3% e të tjera. Ndërsa përqindje marramendëse janë krahasuar tetorin e vitit 2021 më këtë të 2022, ku lëndët djegëse kanë shënuar ngitje 56%, vajra ushqimore mbi 40%, buka e drithërat 30%, qumësht e produkte të qumështit dhe vezë 27% ndërsa karburantet 20%.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Ndalohet puna të dielave në Vushtrri, disa biznese ankohen për vendimin e komunës

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'