Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
“Leja e inflacionit” do të shkojë për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin një veturë apo një motor.
Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit, raporton bbc.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pjesën e tyre në fillim të vitit 2022, transmeton Telegrafi.
“Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri, Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit, tha ai.
Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë COVID-19.
Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.
Presidenti Emmanuel Macron i kanë mbetur edhe gjashtë mandat dhe rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash masive.
Protestat e “jelekëve të verdhë” në vitin 2018 u përshkallëzuan shkaku i tarifës së karburantit në një lëvizje shumë më të gjerë antiqeveritare.
Castex tha se një kufi rreth çmimit të gazit për familjet do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2022, pasi çmimet botërore të energjisë pritej të bien vetvetiu.
Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin nga 100 euro. Do të shkojë gjithashtu për rreth gjysmën e të gjithë punëtorëve, pasi 2,000 euro janë të ardhurat mesatare neto mujore.
Motoristët janë goditur nga rritja e çmimeve të karburantit: nafta është rritur në një rekord prej 1,56 eurosh për litër mesatarisht në Francë dhe benzina pa plumb në 1,62 euro për litër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert