LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të pastrehëve në Britani të Madhe, 1 në 200 persona nuk ka shtëpi

Rritet numri i të pastrehëve në Britani të Madhe, 1 në 200 persona nuk ka shtëpi

Numri i të pastrehëve në Britani të Madhe ka arritur në 280 mijë dhe tashmë një në çdo 200 njerëz aktualisht nuk ka shtëpi.

Zyra e Strehimit bën me dije se kjo është shifra është më e lartë që prej vitit 2016 dhe vetëm në tre vitet e fundit ka shënuar një rritje me rreth 23 mijë persona. Madje sipas zyrtarëve problemi është edhe më i mprehtë në kryeqytet, ku 170 mijë njerëz, ose një në 52 janë të pastrehë, përcjell Telegrafi.

Shifrat e Zyrës së Strehimit përfshijnë në përllogaritje edhe njerëzit që janë akomoduar në mënyrë të përkohshme nga këshilli në programet e strehimit social. Nga ana tjetër prej po të njëjtit burim është theksuar se numri i të pastrehëve në të vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, duke qënë se statistikat nuk marrin parasysh aranzhimet e shpejta dhe familjet e mbipopulluara apo ato që ende nuk rezultojnë të regjistruara.

Analizat e të dhënave të qeverisë gjithashtu treguan se rreth 220 mijë njerëz të tjerë ishin kërcënuar seriozisht nga varfëria dhe mundësia për t’u bërë të pastrehë midis muajit prill 2018 dhe mars 2019.

Të dhënat e hollësishme për qytetet tregojnë se mungesa e strehimit është më e mprehtë në Londër. Në krye të listës brenda kryeqytetit është bashkia e Newham, ku një në 24 persona nuk ka shtëpi, i ndjekur nga bashkitë e Haringey dhe Kensington & Chelsea, me një në 29. Qytetet më larg Londrës, përfshirë Birmingham, Brighton dhe Manchester, gjithashtu kanë numër të lartë të të pastrehëve.

Nga ana tjetër ka një sërë arsyesh pse gjithnjë e më shumë njerëz po humbasin shtëpitë dhe po ngelen të pastrehë. Papunësia ka qenë një problem i vazhdueshëm në Angli gjatë dekadës së fundit, me rritjen e qirave dhe çmimet e larta të pronave që përkeqësojnë mungesën afatgjatë të banesave të përballueshme dhe sociale.

Kjo çështja u diskutua edhe në fushatën e zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, ku shumica e Boris Johnson pretendonte se numri i të pastrehëve kishte rënë me 50 mijë që kur konservatorët morën pushtetin në vitin 2010. Organizata për kontrollimin e fakteve FullFact kundërshtoi më pas këto pretendime dhe shifrat e saj treguan se pastrehësia ligjore ishte rritur me 39% që nga viti 2009.

Ishte Partia Laburiste e opozitës, që u mundua ta shfrytëzonte këtë, duke premtuar një ngritje të konsiderueshme të stokut të banesave sociale, si një nga masat kryesore në manifestin e saj zgjedhor. Sidoqoftë, çështja është eklipsuar nga BREXIT dhe debati rreth Shërbimit Kombëtar të Shëndetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori