LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të papunëve në Britani të Madhe që kur nisi izolimi nga pandemia COVID-19

Rritet numri i të papunëve në Britani të Madhe që kur nisi izolimi nga pandemia COVID-19
Një udhëtar në Londës | Foto: Dan Kitwood/Getty Images/Guliver

Norma e papunësisë në Britani të Madhe u rrit për të parën herë që kur nisi izolimi nga pandemia e COVID-19 në muajin mars, por të dhënat treguan se rritja e të papunëve nuk po përshpejtohet.

Norma e papunësisë në tremujorin e dytë u rrit më 4.1 për qind nga 3.9 për qind që ishte në fillim të vitit.


Skema financiare për mbështetjen e vendeve të punës nga qeveria ka parandaluar largimet nga vendet e punës. Të dhëna fillestare tregojnë se numri i personelit te lista e pagave të kompanive në muajin gusht ka rënë më 36 mijë.

Zyra Kombëtare e Statistikave kishte raportuar 114 mijë humbje të vendeve të punës në muajin korrik, por e uli këtë shifër pasi mori më shumë të dhëna.

Në total numri i të papunëve është shtuar me 695 mijë nga muaji marsi në gusht.

Analistët thonë se priten rënie të mëtejshme në muajt shtator dhe tetor, kur punëdhënësit të paguajnë më shumë për koston e skemës së mbrojtjes së vendeve të punës të qeverisë. Të dhënat zyrtare për tremujorin e dytë treguan një rënie më të vogël se ç’pritej në numrin e personave të punësuar.

Zyra bëri të ditur se shifrat mund të jenë ndikuar lehtë nga ndryshimi i mënyrës së intervistës së familjeve që prej nisjes së pandemisë. Numri i vendeve boshe të punës u rrit në 434 mijë në periudhën tremujore deri në muajin gusht, thuajse 30 për qind sipër tremujorit të dytë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori