LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të infektuarve në Kinë, në Kaliforni regjistrohet rekord i zi – e mërkura dita më vdekjeprurëse në Australi

Rritet numri i të infektuarve në Kinë, në Kaliforni regjistrohet rekord i zi – e mërkura dita më vdekjeprurëse në Australi

Kina për të dytën ditë me radhë ka raportuar për më shumë se 100 raste të reja me COVID-19, ku shumica prej tyre janë regjistruar në Sinkyang që kryesisht është i banuar me ujgurë.

Siç raporton AP, në 24 orët e fundit në Kinë janë konfirmuar 105 raste të reja me COVID-19, 96 prej të cilëve vetëm në Sinkyang, transmeton Telegrafi.


Autoritetet në qytetin më të madh të provincën Urumchi kanë mbyllur sheshet, kanë zvogëluar kapacitet e transportit publik dhe kanë urdhëruar testimin masiv për COVID-19.

Në Kinë nga fillimi i epidemisë janë infektuar 84.165, kurse betejën me COVID-19 e kanë humbur 4.634.

Hiq më e mirë nuk është situata as në Brazil, ku të mërkurën është regjistruar numër rekord i rasteve të reja me coronavirus – 70.074.

Gjithashtu konsiderohet si dita më numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e COVID-19 – 1.595, tregojnë të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Siç raporton Reuters, deri më tani në Brazil janë infektuar më shumë se 2.5 milionë njerëz. E nga fillimi e epidemisë kanë humbur jetën 90.134 persona.

Në anën tjetër, në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5.572 raste të reja me coronavirus, ku 485 tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 408.449, e i të vdekurve 45.361.

Meksika renditet në vendin e katërt në botë sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19.

E në Kaliforni është regjistruar një rekord i zi gjatë të mërkurës, pasi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 197 persona që është shifra më e madhe brenda një dite.

Në Kaliforni vetëm dje janë testuar 100 mijë persona, kurse nga fillimi i epidemisë më shumë se 7.5 milionë.

Në Australi në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i madh i rasteve me vdekje që nga fillimi i epidemisë së coronavirusit – 13, e në Victoria janë konfirmuar mbi 700 raste të reja me COVID-19.

Numri i pacientëve të infektuar me coronavirus në Siri është shumë më i madh sepse që tregojnë të dhënat e statistikave aktuale, ka bërë të ditur nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare dhe njëherit koordinator për situata emergjente, Mark Lovkok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori