LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i ujit edhe në Komunën e Drenasit (Foto)

Rritet niveli i ujit edhe në Komunën e Drenasit (Foto)

Pas reshjeve të dy ditëve të fundit, edhe në Komunën e Drenasit është rritur niveli i lumit “Drenica”, më ç’rast janë vështirësuar vendkalimet, tek ura në fshatin Nekoc, Kizhnarek dhe Shtrubullovë.

Sipas një njoftimi, po ashtu, është vështirësuar përcjellja e ujit nga të reshurat në rrjetin atmosferik në qendër të qytetit dhe në disa lagje, ku niveli është më i ulët, ku gypat e kanalizimit janë bllokuar edhe nga vet qytetarët të cilët kanë hudhur mbeturina.


“Njësitet e emergjencave kanë qenë të mobilizuara gjatë 24 orëve të fundit, me ç’rast kanë bërë dhjetra intervenime, kryesisht në objekte banimi dhe biznese. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka angazhuar kompani shtesë për intervenime në rastet ku është e nevojshme dhe kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm më Stacionin Policorë në Drenas. Komuna e Drenasit apelon të gjithë qytetarët që ne ato zona ku niveli i ujit është më i lartë, mundësisht të bëjnë shoqërimin e fëmijëve të tyre për në shkollë dhe të reduktohen lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit. /Telegrafi/

aa1

aa2