LAJMI I FUNDIT:

Rritet frekuentimi i makinave në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Rritet frekuentimi i makinave në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Është rritur frekuentimi i makinave dhe udhëtarëve në kalimin kufitar Bogorodica, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Për hyrje nga mëngjesi në këtë kalim kufitar kanë punuar gjashtë korsi, ndërsa koha e pritjes ka qenë emë e gjatë se 15 minuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kompetentët në këtë kalim kufitar informojnë se në lidhje me ditën e djeshme është shënuar rritje për 100 për qind. Ndërsa nga mëngjesi 5 mijë udhëtarë kanë dalur nga shteti.

Pasdite frekuentimi i makinave dhe udhëtarëve është zvogëluar, ndërsa në kalimin kufitar punojnë dy deri tre korsi./Telegrafi/