LAJMI I FUNDIT:

Rritet eksporti i orëve zvicerane për në Kinë me 40%

Rritet eksporti i orëve zvicerane për në Kinë me 40%

Eksportet e orëve zvicerane drejt Kinës janë rritur me 40 për qind gjatë Nëntorit, duke sjellë një rimëkëmbje në treg. Vlera totale e eksporteve zvicerane u rrit me 6.4 për qind në 2.01 miliardë dollarë në Nëntor, tregojnë të dhënat e Industrisë së Orëve Zvicerane.

Vlera e këtyre eksporteve është rritur për të 7-in muaj radhazi. Megjithatë, rritja drejt tregut kinez, shënoi nivelin më të lartë në 30 muaj.


Kjo tregon një optimizëm te konsumatori kinez për mallra luksoze, ndërkohë që Qeveria po zbut trajtimin e dhënies së ryshfeteve. Kjo lëvizje bëri që industria e orëve në Zvicër të bjerë në vitet 2015-2016.

Eksportet në Hong Kong u rritën me 4.4 për qind në Nëntor, për të 6-in muaj radhazi. Hong Kongu dhe Kina, tregu i parë dhe i tretë më i madh, po vijnë në ndihmë të industrisë së orëve zvicerane, lëvizje e ngjashme me vitin 2010, pas goditjes nga kriza financiare.

Edhe tregje të tjera në Azi janë rimëkëmbur gjithashtu, ndërkohë që eksportet drejt Singaporit, tregut të 7 më të madh, u rritën me 10.6 për qind.

Megjithatë, rimëkëmbja e shumëpritur e industrisë së orëve zvicerane, ka qenë e pabarabartë në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, eksportet treguan rënie me -0.4 për qind gjatë Nëntorit dhe është rënia e 11 radhazi.

Pavarësisht rritjes së fortë të ekonomisë së SHBA, shitjet atje kanë rënë prej një serë faktorësh, përfshirë rritjen e tregtisë elektronike, diçka që markat e luksit në Zvicër kanë shmangur prej kohësh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Kalo në kategori