LAJMI I FUNDIT:

Rriten temperaturat, sot deri në 27 gradë celsius

Rriten temperaturat, sot deri në 27 gradë celsius

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë të gjithë territorin e Shqipërisë, më të dukshme në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta në gjithë vendin.


Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe mesditës duke shënuar mbi 27°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët. /Telegrafi/