LAJMI I FUNDIT:

Rriten pagat në Japoni

Rriten pagat në Japoni
Finance growth and green line

Rritja e pagave reale në Japoni për muajin korrik ka qëndruar në nivele të larta 6 vjeçare, por kjo rritje është nxitur pjesërisht prej efekteve të rënies së çmimeve.

Pagat reale, që janë të përshtatura për inflacionin, u rritën me 2 për qind në muajin Korrik nga viti i kaluar, duke u përputhur me ritmin e qershorit, që është niveli më i lartë që prej 2010-ës. Rritja e pagave në Qershor u rishikua gjithashtu në 2 për qind nga të dhënat fillestare prej 1.8 për qind, tregon Ministria e Punës.


Paga bazë apo e rregullt, u rrit me 0.4 për qind. Pagesat jashtë orarit të punës, që janë barometër i fuqisë së aktivitetit në korporata, ranë me 1.8 për qind për Korrikun, me një ritëm më të shpejtë se 0.1 përqindëshi i qershorit.

“Pagat reale u rritën me 2 për qind pjesërisht për shkak se çmimet e konsumit ranë me 0.5 për qind në muajin korrik”, deklaron Ministria e Punës. Çmimet e konsumit për muajin korrik në Japoni, ranë me normën më të shpejtë në 3 vite pasi më shumë firma vonuan rritjen e çmimeve si pasojë e konsumit të dobët.

Paraja nominale e rrogëtarëve u rrit gjithashtu me 1.4 për qind në korrik, e njëjta rritje me një muaj më parë. Kryeministri Shinzo Abe është përpjekur që të nxjerrë ekonominë nga deflacioni dhe të nxisë rritjen e prodhimit, por rezultatet janë pesimiste pavarësisht lehtësimit monetar, fiskal dhe reformat strukturore. /Telegrafi/