LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoni

Rriten çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoni

Çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm në muajin maj kanë qenë për 0.8% më të larta, në nivel mujorë, si dhe 0.5% në nivel vjetorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Krahasuar me prillin, çmimet shitëse janë më të larta në grupin e prodhimeve afatshkurtëra të spektrit të gjërë, për 1.6%, ndërkaq prodhimet afatgjata të spektrit të gjërë, për 1.5%, prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë, për 1%, kurse në grupin e prodhimeve kapitale nuk ka ndryshim.


Krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, prodhimet shitëse janë më të larta te grupet e prodhimeve kapitale, për 7.6%, prodhimet afatgjata të spektrit të gjërë, për 3.9%, energji për 1.6% dhe prodhimet afatshkurtëra të spektrit të gjërë, për 0.3%./Telegrafi/